Mjeku u arrestua pasi u paraqitën ankesa nga pacientë e zyrtarë shëndetësorë në qytetin Larkana në jug të Pakistanit, fillimish Muzaffar Ghangharo u dyshua se infektoi një numër më të ulët por tani janë shfaqur simptoma edhe në 500 pacientë të tjerë të tij.
Kreu i policisë në Larkana, Kamran Nawaz, që i prinë hetimeve për rastin njoftoi para dy javësh se mjeku dyshohej të ketë infektuar 90 persona me virusin HIV, ku 65 prej tyre janë fëmijë. Nawaz shoi edhe se “mjeku është edhe vet i infektuar me HIV”. Pas dy javësh nga njoftimi i ndalimit të mjekut Muzaffar Ghangharo, dhe vazhdimit të hetimeve del se ky përbindësh ka infektuar mbi 500 persona, ku 435 prej tyre janë fëmijë.
Pasi institucionet shëndetësore vërejtën përhapjen e të infektuarëve në Larkana dhe në një lagje të qytetit, mjekët testuan edhe prindërit e fëmijëve të cilët rezultuan negativ. Më pas u lajmërua policia, hetimi i drejtoi tek mjeku dhe një shiringë e infektuar që ai kishte shfrytëzuar.
Ministri për shëndetësi i provincës Sindh të Pakistanit, Ara Pechuho e konfirmoi arrestimin e mjekut për agjencionin e lajmeve franceze AFP.
Pakistani konsiderohet vend me shpërndarje të ulët të HIV’it por sëmundja është duke u përhapur, krysisht tek përdoruesit e narkotikëve, njerëzit në prostitucion dhe punëtorët sezonal në lindjen e mesme.