Mjeku akuzohet pas vdekjes, përdori spermën e tij për fekondimet artificiale (FOTO)

Një gjykatë holandeze ka aprovuar kërkesën e disa familjeve, të cilët duan të testojnë ADN-në e mjekut të një klinike për fertilitet, i cili ishte akuzuar se ka përdorur spermën e tij në qindra raste. Jan Karbaat dyshohet që është babai i afërsisht 60 fëmijëve, të cilët kanë ardhur në jetë përmes teknikës IVF të realizuar në qendrën Bijdrop në afërsi të Rotterdam.

Testimet do të zhvillohet me sendet e konfiskuar nga shtëpia e tij, pasi ai ka vdekur në prill të këtij viti në moshën 89 vjeçare. Klinika e tij ishte mbyllur në vitin 2009, pas raportimeve se ai kishte falsifikuar të dhënat, analizat dhe përshkrimet e donatorëve, dhe se kishte tejkaluar numrin e lejuar të gjashtë fëmijëve për donator. Kur ishte gjallë, mjeku refuzoi teste të tilla.