Dy doktorë u përjashtuan nga puna, pasi kishin shpallur gabimisht të vdekur një fëmijë të porsalindur. Prindërit nga Dehli i Indisë zbuluan se foshnja ishte gjallë gjatë kohës që po shkonin në varrimin e tij. Incidenti nxiti zemërim pothuajse të gjithë Indisë dhe debat mbi cilësinë e kujdesit shëndetësor privat, i cili shpesh është i kushtueshëm. Ndërsa zyrtarë nga spitali thanë në një deklaratë se ky veprim strikt është marrë në bazë të diskutimeve me ekspertë. “Ndërsa hetimi nga grupi i ekspertëve që përfshin ekspertë të jashtëm nga Shoqata Mjekësore Indiane është ende në proces, ne kemi vendosur të ndërpresim shërbimet e dy mjekëve të trajtuar”, thuhej në një deklaratë.