Studimet e reja sugjerojnë se shumica e prindërve dëmtojnë qafën e fëmijëve dhe shtyllën kurrizore duke i ulur në mënyrë të gabuar. Fëmijët e vegjël duhet të vendosen me fytyrë nga pjesa e prapme e automjeteve, e jo siç e bëjnë prindërit ata zakonisht duke i lënë me pamje nga shoferi. Kjo vlen për fëmijët deri në moshën katërvjeçare, sugjeruan mjekët. Mënyra korrekte e vendosjes së fëmijëve në ulëse, mund të ndihmojë uljen e rrezikut të ndryshëm i cili pa paramendim mund të vije. Përplasjet e makinave janë shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët mbi moshën katër vjeçare në SHBA.