Hulumtuesit britanik, kanë paralajmëruar se përdorimi i letrave higjienike, pas përfundimit të nevojave në WC-të tuaja, aspak nuk është e shëndetshme. Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i letrave të toaletit sjellë probleme shëndetësore ndërsa shkaktojnë infeksione anale si dhe të traktit urinar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Në hulumtim thuhet se aktualisht vendet e tilla si Japonia, Italia dhe Greqia përdorin bidete në tualete (gypa uji) si një mënyrë për të mbajtur anus të pastër, por, SHBA-ja është mbështetur kryesisht në letër higjienike si normë për të mbajtur të pastër atë zonë. SHBA-të njihen si një vend që ende nuk kanë përmirësuar këtë problem me toaletet gjë e cila njihet si një kusht tashmë për të mirën e shëndetit. Bidet e tualetit janë një pajisje sanitare që vende të tilla si Italia, Spanja dhe Greqia kanë zbatuar në shumicën e banjove për të pastruar anusin pas përdorimit të banjës. Sipas Tonic, 90 për qind e familjeve në Itali, Spanjë dhe Greqi kanë një bidet të instaluar në banjën e tyre për pastrim. Kjo pajisje që liron ujë në zonë për të bërë më të lehtë pastrimin me letër higjienike. Furnizuesit e bidideve kanë raportuar se lëvizja në tregun amerikan ka qenë më e vështirë, sepse shumica e njerëzve janë të kënaqur me përdorimin e letrës higjienike.