Hajdin Thaçi, drejtor i ORL-së në Qendrën Klinik Universitare të Kosovës ka treguar se ka pasur një rast të veçantë për intervenim.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar se është kryer një intervenim i suksesshëm ndaj një fëmije 16 muajsh të cilit i është nxjerrë një kokërr fasuleje nga bronku i djathtë.
“Sot në Kliniken e ORL-së u shpëtua jeta e fëmijës 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërësi mushkërinë e djathte”, ka shkruar Thaçi, raporton Koha.net.