Mjekët martohen në spital, dasmë në kohë koronavirusi

257

Në këto ditë të emergjencës së koronavirusit, festat janë të fundit që bien ndërmend. Mirëpo ka nga ata që nuk heqin dorë nga momentet e bukura, edhe në kushte të tilla. Mjekët epidemiologë amerikanë Jen Andonian dhe Matt Shearer, kishin caktuar datën e dasmës për në 20 mars.

Fluksi i punës dhe emergjenca në shtim, bën që ata ta shtyjnë datën, diçka që asnjë çift nuk e dëshiron. Por pas kurrizit të tyre, kolegët e spitalit ku punonin, Boston’s Massachusetts General Hospital, i befasuan, duke i’u përgatitur një ceremoni martesore surprizë në spital. Siç mund të shihni në pamje, të gjithë të pranishmit në ceremoninë e të premtes, ishin të veshur e maska dhe doreza, si dhe mundoheshin që të ruanin distancën.

Kjo distancë ama duket se vlejti për të ftuarit, pasi Jenn dhe Matt, nuk rezistuan pa e shkëmbyer puthjen tradicionale.

Comments are closed.