17 vjeçari është vetëm një nga gjashtë personat në botë të cilët e kanë tumorin në formë të topit të bejsbollit. Ai mund të merr frymë lirshëm për herë të parë pas shumë viteve, pasi që doktorët ia kanë hequr tumorin me madhësi të topit të bejsbollit nga hunda e tij, shkruan DailyMail. 17 vjeçari është njeriu i gjashtë që është regjistruar në botë për tumorin e tij gjigand. Ai nuk ka pasur mundësi të merr frymë siç duhet, të flasë apo të hajë për më shumë se një dekadë, duke e shtyrë atë që të kërkojë ndihmë në shtetin e Indisë. Mjekëve u është dashur plot tri orë që të largojnë tumorin 750 gram. Mjekët janë detyruar që të ngadalësojnë qarkullimin e gjakut, për shkak që tumori ka pasur një presion të lartë. Dr. Passey, nga spitali i Nju Dehlit ka thënë se ky tumor është shumë i çuditshëm dhe normalisht e ka madhësinë e një topi të tenisit. “Por në këtë rast, duket sikur një kokë tjetër është rritur brenda pacientit- diçka si bejsboll,” ka thënë ai.
Mjekët ia heqin tumorin me madhësi sa topi i bejsbollit (FOTO)
Leave a comment