Bruksel, 6 prill – Mjekët në Belgjikë ankohen se janë viktimë e presioneve nga ana e pacientëve dhe dhe avokatëve të tyre për t’i pranuar të sëmurët në kujdes intensiv.
Sistemi spitalor në Belgjikë është gjithnjë e më i ngarkuar me numrin e rritur të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa mjekët pohojnë se janë cak i presionit të papranueshëm nga ana e familjeve.
Përmes avokatëve të tyre familjet kërcënuan me padi nëse nuk pranohet një pacient i caktuar nën asistencë respiratore, thonë mjekët nga spitali në qytetin Liezh.
Duke pasur parasysh numrin e madh dhe kapacitetin e pamjaftueshëm të spitaleve, mjekët ndonjëherë sillen në situatë që duhet të zgjedhin se cili pacient do të pranohet në kujdes intensiv, vendime të cilat një numër i madh i familjeve nuk i pranojnë.
Oda e mjekëve ka kontaktuar me odën e avokatëve në mënyrë që t’i paraqesë këto raste dhe kërkon t’u bëhet presion personave mjekësorë, posaçërisht në kohë të këtilla.
Oda e avokatëve i dënon më së ashpri këto sjellje nga ana e avokatëve të caktuar.
“Sjellja e tillë është në kundërshtim me atë se çka do të thotë puna e avokatit, nëse disa prej tyre sillen në atë mënyrë, do të jenë lëndë e masave disiplinore”, deklaroi kryetari i Odës së avokatëve, Gzavie Van Hills. (koha.mk)