Shkup, 26 mars – Ardhja e stinës së pranverës rrit numrin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet alergjike, ndërsa në këtë periudhë të vitit shkaktarë të problemeve shëndetësore kanë qenë edhe ngritje-rëniet e temperaturave.
Sipas mjekut Behar Kamberi vaksinat të cilat merren në fëmijëri janë të dobishme që më vonë të mos vuajmë nga alergjitë të cilat përforcojnë, pasi ato bëjnë një stabilitet të sistemit imun që në të ardhmen të mos ketë alergji . “Alergjitë kanë të bëjnë me sistemin imun tash jemi në sezon ku jemi në pranverë dhe alergjitë në këtë stinë janë më të shpeshta . Më e mira është që nëse e din pacienti që vuan nga poleni të largohet nga vendi ku ka polen, nëqoftëse e din që nga një ushqim është alergjik mos ta përdor atë ushqim . Më e mira është të iket nga ekspozimi sa më i pakt i alergjenëve dhe përdorimi adekuat i barnave” – thotë mjeku, Behar Kamberi.
Mjeku thekson se simptomat e alergjive janë të ngjashme me ato të një gripi sezonal mirëpo dallimi ekziston në disa simptome. “Më të shpeshta alergjitë fillojnë me një rrjedhje të hundës fillojnë me një kollitje të thatë, kanë rrjedhje dhe lotim të syve kruaje të syve, kemi një grithje në fyt apo mund të kemi edhe alergji të cilat manifestohen me shenja në lëkurë” – deklaron mjeku, Behar Kamberi.
Personat të cilat vuajnë nga alergjitë preferohet që të bëjnë kontrolle të shpeshta tek mjekët. Një person i cili ka alergji nuk duhet të dalin kur kemi fryrje të erës, por edhe në natyrë ku ka çelje të luleve dhe gjelbërimit. Sipas statistikave thuhet se nga vitet e 90 deri në vitet e tashme alergjitë shkojnë në rritje dhe atë me përqindje të madhe dhe mendohet se deri në vitin 2020/2025 çdo i dyti person do të vuan nga alergjitë. (TVM2)