Romë, 9 shkurt – Rreth 10.000 emigrantë të pastrehë në Itali jetojnë në lagje të improvizuara, “okupojnë” ndërtesa të braktisura ose jetojnë në qiell të hapur derisa në vijim janë veprimet për kërkesat e tyre për azil, njoftoi organizata Mjekë pa Kufij.
Organizata ka publikuar hulumtim për strehim të emigrantëve në Itali gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në të cilën ndikoi shënjestërimi mbi emigrantët javën e kaluar dhe thirrjet e politikanëve për dëbimet masive të emigrantëve.
Rreth gjysma e emigrantëve të pastrehë janë kanë strehuar pa leje në ndërtesa të braktisura, tridhjetë jetojnë në qiell të hapur derisa të tjerët janë në tenda, baraka dhe kontejnerë. Nga fundi i viti 2016 kanë humbur jetën 15 emigrantë në tentativë që të arrijnë në Francë me “kalim vdekjeprurës” përmes Alpeve.