Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria është ulur prej 20 deri në 30 metra në qafat malore Strazhë, prej 50 deri 60 metra në Gjavatë dhe deri në 100 metra në Pletvar, si dhe deri në 50 metra në Krushevë.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” përkujtojnë se ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë luginave dhe bëjnë thirrje për vozitje me kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.