Mjegull në Tetovë dhe Ohër

19

Shkup, 17 janar Dukshmëri të zvogëluar  për shkak të mjegullës në mëngjes ka në Tetovë dhe Ohër.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” kumtuan se dukshmëria në aksin rrugor nga Tetova drejt fshatit Gajre është 20 metra  ndërsa në Ohër është 30 metra.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm  vende-vende  nëpër rrugë të lagështa, ndërsa nga Ndërmarrja publiker apelojnë  për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

Comments are closed.