Shkup, 11 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 50 metra në aksin rrugor Gajre-Kodra e Diellit dhe në qafën malore Strazhë.
NP “Rrugët e Maqedonisë” përkujton për shembje më të vogla të dheut në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka dhe qafa malore dhe apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatjen e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës.