Shkup, 12 dhjetor – Dukshmëri e ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 100 deri në 150 metra sonte ka në drejtimin rrugor Kumanovë – Stracin, ndërsa prej 10 deri në 15 metra në rrugën fshati Lisec – Kodra e Diellit, informuan LAMM.
Dukshmëri të ulur deri në 100 metra ka edhe në grykën malore Gjavatë. Në drejtime të caktuara rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave është e mundshme paraqitja e rrëshqitjeve të vogla.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.(koha.mk)