Shkup, 19 shkurt– Për shkak të paraqitjes së mjegullës në Stracin dukshmëria është ulur nga 80 deri në 100 metra.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, vonesa dhe kufizime në rrugë kryesisht me lagështi. Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Strazhë, Mavrovë dhe Makedonski Brod, informon Auto-Moto e Maqedonis
Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, përshtatje të shpejtsisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor.
Në grykat është e mundur rrëshqitje e dheut, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet.