Shkup, 9 shkurt – Në Saramzalinë, Negotinë dhe në drejtimin rrugor Katllanovë-Veles në mëngjes ka mjegull për shkak të së cilës është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë kumtoi se sot në periudhën nga ora 12 deri në orën 15 do të ndërpritet për rreth 15 minuta komunikacioni në aksin rrugor Kërçovë-Ohër mes Presekës dhe Vërbjanit për shkak të aktiviteteve ndërtimore.
Në rrugët e tjera të shtetit komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, kryesisht nëpër rrugë të thata. Në vendet më të larta malore dhe nën hije rrugët janë të lagështa.