Për shkak të dukurisë së mjegullës, dukshmëria në drejtimin rrugor Tetovë-Kodër e Diellit është zvogëluar në 50 deri 100 metra, ndërsa në grykën malore Gjavatë prej 100 deri 150 metra, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Nëpër gryka malore është e mundur dukuria më e shpeshtë e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Dmeir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Obligimi ligjir për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në autoimjete zgjatë deri më 15 mars 2017.