Shkup, 2 mars – Për shkak të paraqitje së mjegullës, dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra ka në aksin rrugor Lisec – Kodra e Diellit, informon NP Rrugët e Maqedonisë.
Sasi të vogël dëbore ka në Kodrën e Diellit, por dëbora nuk mbetet në rrugë.
Shi po bie në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet vazhdimisht, në disa vende në rrugë të lagështa.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për kujdes në drejtimin e automjeteve dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugëve.