Mjegull në Kullë dhe në Petrovec, komunikacioni në ndërprerje në Evzoni

12

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria u zvogëlua në 30-50 meta në Pavleshinc dhe 50-100 metra në Kullë dhe në aksin rrugor Petrovec – Hipodrom. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në gryka është e mundur paraqitje më e shpehtë e shembjeve, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë. D. Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur, ndërsa në vendkalimet kufitare në ndërprerje është komunikacioni në Evzoni, respektivisht Bogorodicë, ndërsa në Mexhitli dhe Dojran ka pritje më të gjata se gjysëm ore për hyrje dhe dalje nga shteti.

Comments are closed.