Shkup, 27 dhjetor – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa në viset më të larta dhe me hije vërehen vende-vende rrugë të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëri të ulur prej 30 deri në 40 metra ka në drejtimin rrugor Tetovë – fshati Shipkovicë dhe në drejtimin rrugor Strumicë – vendkalimi kufitar Novo Sellë ku dukshmëria është prej 70 deri në 80 metra, informon LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë -Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.