Reshje të borës ka në Demir Kapi dhe Udovë, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 100 metra në akset rrugore Veles – Katllanovë, Tetovë – Shkup dhe Tetovë – Gostivar, kumtoi sot pasdite ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”. Në rrugët e tjera në vend komunikacioni zhvillohet normal në kushte dimri nëpër rrugë kryesisht të lagështa. “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë deri tek drejtuesit e automjeteve që të vozisin me kujdes dhe ta adaptojnë shpejtësinë sipas kushteve në rrugë.