Shkup, 12 janar – Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka në aksin rrugor Hanet e Mavrovës dhe në aksin rrugor Tetovë-Lisec.
Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se dukshmëria në rrugën Hanet e Mavrovës-Bunec është prej 10 deri në 20 metra, ndërsa në rrugën Tetovë-Lisec deri në 20 metra.
Në akset e tjera rrugore në shtet trafiku po zhvillohet në rrugë të lagështa.
Rekomandohet drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës.