Shkup, 4 mars – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, por nuk paraqet pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Në pjesët tjera të shtetit, reshjet janë të shiut, Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 20-30 metra ka në aksin rrugor Kodra e Diellit – fshati Gajre, informon LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.