Shkup, 29 janar– Etiketat ekologjike që do t’i marrin automjetet në Shkup, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e automjeteve në ditët kur ajri do të jetë i ndotur, do të rregullohen me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mjedis jetësor.
Në Ligj duhet të vendosen dispozita të reja me të cilat do të konfirmohen forma dhe disejni, furnizimi, kontrolli, distribuimimi, gjobat dhe inspektimi.
Me ligjin do të rregullohet edhe ajo si do të kategorizohen automjetet, gjegjësisht automjeti në stacionet për kontrolle teknike varësisht nga ajo cilin EURO standard e përmbush do të fitojë etiketë ekologjike me ngjyrë të kuqe, portokalltë apo të gjelbër.
Kjo është dakorduar në takimin e mbajtur mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetit të Shkupit.
Komunat në të cilat ka ndotje të ajrit nga automjetet do të duhet të përpilojnë dhe sjellin rregullore në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale me të cilin do të vendoset regjim i komunikacionit – zonim, si dhe vendosje e shenjave të komunikacionit për kufizim në zonën e mbrojtur ekologjike nëpër komuna gjegjësisht të vendosin ndalesa të qarkullimit të automjeteve me etiketë të kuqe ekologjike.