Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Shpesh mungesa e aciditetit të stomakut bën që procesi i tretjes të mos funksionojë siç duhet. Lëngjet acide të stomakut janë të rëndësishme për të shpërbërë ushqimin përpara se të arrijë në zorrën e hollë. Gjithashtu infeksionet e stomakut dhe shqetësime të ndryshme të zorrëve pengojnë aftësinë tretëse dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza e breza me radhë. Kombinimi i mjaltit të pastër dhe të papërpunuar me lëngun e limonit të freskët është një ilaç popullor që ndihmon në shumë probleme shëndetësore përfshirë edhe ato të tretjes. Shpesh mungesa e aciditetit të stomakut bën që procesi i tretjes të mos funksionojë siç duhet. Lëngjet acide të stomakut janë të rëndësishme për të shpërbërë ushqimin përpara se të arrijë në zorrën e hollë. Gjithashtu infeksionet e stomakut dhe shqetësime të ndryshme të zorrëve pengojnë aftësinë tretëse dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku. Mjalti dhe limoni në këtë rast shfaqin veti nga të cilat përfiton i gjithë trakti tretës, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

VETITË E LËNGUT TË LIMONIT. Aciditeti tek lëngu i limonit mund të ndihmojë në aftësinë e acidit të stomakut për të tretur kimikisht ushqimin. Ai jo vetëm që siguron më shumë lëndë ushqyese që përthithithen nga zorrët tuaja, por largon edhe simptomat e dispepsisë, fryrjes dhe urthit. Lëngu i limonit gjithashtu shfaq veti antimikrobike dhe është një burim i pasur i vitaminës C, të cilat kombinohen për të reduktuar incidencën e infeksioneve në të gjithë traktin tuaj gastrointestinal.

Advertisements

VETITË E MJALTIT. Mjalti ka gjithashtu veti antimikrobike dhe si i tillë ai përdoret në mënyrë efektive për të lehtësuar disa forma të gastritit. Përveç kësaj, mjalti shfaq veti antioksiduese që mund të kontribuojnë në shëndetin e aparatit tretës duke eliminuar radikalet e lira, duke reduktuar inflamacionin dhe duke larguar toksinat. Mjalti që ka ngjyrë më të errët zakonisht ka më shumë veti antioksiduese sesa varietetet me ngjyrë më të çelët.

PËRZIERJA E MJALTIT DHE LIMONIT. Mjalti dhe limoni kanë veti antimikrobike, antioksidante dhe janë burime të mira të lëndëve ushqyese. Një zgjidhje e mirë është përzierja e tyre në ujë pak të ngrohtë por jo të vluar, për të tretur mjaltin përpara se të shtoni lëngun e limonit. Raporti është 1 lugë çaji mjaltë me 2 lugë çaji lëng limoni në një gotë me ujë të ngrohtë.