Fshati Biqirli, në Maqedoninë Lindore, sa ora hyri në shtëpitë e miliona njerëzve të botës, si një vend ku mjalta u bë lajtmotiv i një rrëfimi mjaft interesant filmik. Por, ana e u kundërt e kësaj fame, është një pamje e zymtë, një vend i braktisur, ku gjallimi njerëzor kalonte nëpër tehun e hollë të ekzistencës
Nga Fisnik PASHOLLI
Vendi i mjaltit apo “Honeyland”, ishte filmi i dytë që Maqedoninë e Veriut e vendosi në vëmendjen e opinionit botëror lidhur me kinematografinë .Pas filmit të Mançevskit “Para Shiut”, që në vitin 1994 u propozua për çmimin Oskar për filmin më të mirë të huaj, sivjet “Vendi i Mjaltit”, sërish e bëri krenar vendin, për shkak se në një konkurrencë të madhe u propozua dy herë për fitimin e çmimeve dhe atë për filmin më të mirë të huaj dhe për filmin më të morë dokumentar. Fshati Biqirli, në Maqedoninë Lindore, sa ora hyri në shtëpitë e miliona njerëzve të botës, si një vend ku mjalta u bë lajtmotiv i një rrëfimi mjaft interesant filmik. Por, ana e u kundërt e kësaj fame, është një pamje e zymtë, një vend i braktisur, ku gjallimi njerëzor kalonte nëpër tehun e hollë të ekzistencës.
Sidoqoftë urime edhe një herë të gjithë stafit që na prezantoi denjësisht në këtë garë të madhe të filmit në botë, ndërkohë që televizionet e shumta në javët e kaluara nuk kanë reshtur për të vizituar Biqirlinë si dhe për të intervistuar Hatixhenë si personazhin kryesor të filmit.
Për të arritur deri në këtë fshat në afërsi të qytetit të Shtipit, Shën Nikollit dhe Lozovës, duhet kaluar një rrugë të vështirë , të mundimshme dhe aspak të rehatshme.
Me fjalë të tjera kushtet e rënda për jetesë në këto fshatra që dikur kishin më shumë banorë, ndërsa sot po zbrazen gradualisht vetëm të rikujtojnë edhe një herë një çështje që opinion dhe mediat i kthehen kohë pas kohe. Është kjo tema e zhvillimit jo të barabartë rajonal, i cili nuk është veçori vetëm e vendbanimeve më të largëta rurale apo urbane në shtet, por është një problem që me specifikat e tij u mundon edhe banorët në rrethinën e Shkupit.
Akoma ka fshatra që edhe pse jetojnë në afërsi prej disa kilometrash nga kryeqendra Maqedonisë megjithatë kanë probleme me ujin e pijshëm , me kanalizimin, me numrin më të shpeshtë të linjave të autobusit, me shërbimin shëndetësor, me rrugët e asfaltuara e kështu me radhë. Apo thënë ndryshe, akoma një pjesë e konsiderueshme e fshatrave që edhe në aspekt gjeografik, administrativ , politik, ekonomik dhe shoqëror i takojnë Shkupit, kanë në përdorim gropa septike. Bile edhe librin e artë që reklamon bizneset vendore ekzistojnë katër kompani që ofrojnë shërbimet e pastrimit të gropave septike, për shkak se edhe këtu vlen rregulli kryesor i ekonomisë së tregut i ofertës dhe kërkesës. Në 30 vitet e kaluara është folur, biseduar, debatuar, por edhe është investuar me më pak apo më shumë sukses në zhvillimin e barabartë rajonal. Janë ndarë edhe mjete të mëdha në këtë drejtim, mirëpo sikur akoma kjo problematikë nuk po shënon një përmirësim dhe lëvizje më të madhe. A duhet që të krijohet një ministri e veçantë me kuadro dhe para të nevojshme për përshpejtimin e këtij procesi, a duhet që në nivel qendror të krijohen ekipe të gatshme që do të ndihmojë komunat të mos i lëshojnë nga dora të hollat evropiane, a nevojitet një racionalizim i gati 85 komunave duke respektuar nevojat, dallimet , dhe veçoritë e rajoneve të ndryshme. Apo duhet që komunave më në fund tu rriten burimet e financimit dhe kompetencat nga njëra anë, por nga ana tjetër të rritet edhe llogaridhënia për harxhimin e të hollave dhe realizimin e projekteve. (koha.mk)