Rei Manaj e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Kombëtares që ishte në stol ndaj Tenerifes, u aktivizua në lojë në minutën e 64 të ndeshjes. 4 minuta më vonë, Manaj ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës duke ngushtuar diferencën kur rezultati ishte 3-0 për Tenerifen.
Vetëm 2 minuta më vonë, Manaj është kthyer në protagonist edhe në golin e dytë të skuadrës së tij. Ai ka nisur aksionin e golit të dytë për skuadrën e tij por në fakt nuk ka mjaftuar edhe ngushtimi i rezultatit në 3-2. Pak minuta para fundit, Tenerife ka shënuar golin e katërt, ku Munoz gjeti rrjetën me një goditje nga jashtë zone.
Manaj mund të largohet pas pak ditësh nga Albasete duke qenë se Barcelona B është vënë në kërkim të tij. Siç raportojnë mediat spanjolle, akordi është arritur dhe tashmë pritet vetëm kalimi i Manajt dhe prezantimi me fanellën e Barcelonës.