Shkup, 9 janar – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi sot informoi se sipas të dhënave që i ka marrë nga qendrat për punë sociale për momentin ka parashtruar edhe 11.514 kërkesa të pazgjidhura për kompensim për ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër. Kjo, sipas saj, flet se deri më tani Qeveria dhe Ministria i kanë fshehur problemet e qytetarëve.
“Të dhënat që i kemi marrë nga qendrat për punë sociale janë shqetësuese. Gjendja faktike është befasuese. Nga 8.500 kërkesat e parashtruara në periudhën nga 1 qershori deri në 1 tetor të vitit 2019 deri dje janë zgjidhur vetëm 1.589 kërkesa për kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër. Sipas këtyre të dhënave, deri tek dje në orën 16:00 janë parashtruar 4.603 kërkesa të reja të cilat aspak nuk janë lëshuar në procedurë për zgjidhje, ndërsa arsyeja ende nuk dihet. Kjo do të thotë se në këtë shtet në këtë moment ka, jo 8.500 por 11.514 kërkesa të pazgjidhura për kompensim për kujdes nga personi tjetër”, ka thënë ministrja Mizrahi.
Kjo, shtoi ai, flet se Qeveria dhe Ministria paraprakisht problemet e qytetarëve “i kanë fshehur”. Kjo, potencoi Mizrahi, është e pakënqshme sepse familjet ende presin në ndihmë që duhet ta marrin. (koha.mk)