Një vajzë është rrahur brutalisht nga babai i saj dhe më pas është lidhur pas një motoçiklete duke u tërhequr zvarrë në një rrugë në jugperëndim të Kinës.
Mediat raportojnë se vajzë 10 vjeçare nuk iu ishte bindur babait të saj dhe u dënua.
Babai 38 vjeçar, i quajtur Wei, u arrestua në provincën Guangxi dhe u ndalua me akuzën e abuzimit me fëmijët.
Video 3 minutëshe, e filmuar me celular tregoi Wei duke dhunuar vajzën me shkop druri. Ajo dëgjohet duke qarë dhe bërtitur me zë të lartë, por askush nuk e ndal babain.
Më pas ai e lidh 10 vjeçaren mbrapa motoçikletës dhe e tërheq zvarrë përgjatë një rrugë të shkatërruar.
Video besohet të jetë flimuar në qytetin Ya Long më 28 shkurt.