Mitrovski: Kryhet manipulim i madh me “bombat”, ato mund të përdoren si prova

Shkup, 18 shtator – Avokati Janaki Mitrovski në emisionin “10 Minuta” në TV21, deklaroi se me “bombat” kryhet manipulim. Ai shtoi se “bombat” duhet të përdoren si prova

“Në RM po bëhet manipulim i madh me bombat. Këtë kryesisht e bëjnë ata që janë të dyshuar ose të akuzuar të PPS-së, duke shfrytëzuar postet e privilegjuara, fuqinë dhe financat që i kanë dhe një pjesë të mediave që i kanë nën kontroll. Sipas praktikës së Strasburgut, mund të përdoren në disa procese gjyqësore. Strasburgu është prononcuar se provat që janë siguruar në mënyrë joligjore mund të përdoren si prova, jo si indice, nëse interesi publik është më i madh, përkatësisht nëse interesi publik është më i madh se e drejta e cila duhet të mbrohet”, u shpreh Janaki Mitrovski në emisionin “10 Minuta”.