Shkup, 30 nëntor – Pranoj fajin që jam futur në Kuvend dhe nuk ikë nga përgjegjësia. Gjendem në xhirimet e kamerave më 27 prill në Kuvend dhe do të përgjigjem për atë që kam bërë. Kam dy fëmijë dhe nuk planifikoj të ikë, u shpreh i akuzuari Nikolla Mitrevski – Koljo në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit për ndërprerjen e paraburgimit për të akuzuarin.
Gjithashtu Mitrevski-Koljo, si rrethanë shtesë për vendosje në lidhje me kërkesën u shpreh se për procedurën është paraqitur vet para organeve kompetente dhe se asnjëherë nuk ka qenë në ikje.
Apeli duhet që për 48 orë të vendosë në lidhje me kërkesën e të akuzuarit Nikolla Mitrevski – Koljo për ndërprerjen e masës së paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.