Shkup, 23 dhgjetor – Debati për ndryshime të modulit zgjedhor, respektivisht për ndryshime të Kodit zgjedhor do të mbahet jashtë Kuvendit, ndërsa data dhe vendi në mënyrë shtesë do të kumtohen, deklaroi sot koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
Debati publik sipas definicionit të Rregullores, siç tha, tani nuk mund të mbahet.
“Dy ligjet zgjedhore miratohen me procedurë të shkurtuar. Duke marrë parasysh se veçmë është caktuar Komision për shqyrtimin e ligjeve, deri kur është edhe afati për parashtrimin e amandamenteve, ndërsa logjika e debatit publik është me qëllim që të merren mendime dhe të orientohen drejtimet për parashtrimin e amandamenteve, në këtë drejtim nuk ka mundësi në rregullore për mbajtjen e debatit publik sipas definicionit të Rregullores në Kuvend”, tha Mitrevski, duke shtuar se debati do të mbahet.
Për datën dhe orën e mbajtjes së debatit do të informohet kryetari i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Aleksandar Kiracovski.
“Mendoj se do të jetë jashtë godinës së Parlamentit dhe do të ftohen shumë ekspertë nga kjo sferë”, tha Mitrevski.