Shkup, 12 gusht – Para nesh është shansi më i mirë fer dhe historik të cilin e kemi bashkarisht dhe me përgjegjësi ta shfrytëzojmë, tha kështu Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së dhe koalicionit, njofton Koha.
“Me marrveshjen midis maqedonisë dhe greqis, kontribuojmë në ardhmërinë tonë të përbashkët. Sigurojmë antarësim në Nato dhe BE me identitet maqedonas, një herë e përgjithmonë. Atdheu ynë bëhet NATO dhe BE, të cilat kanë zhvillim të fuqiëm ekonomik. ME antarsim në unionin evropian do të rriten fondet e rendësishme që BE I investon në infrastrukturën tonë. Do të ketë më shumë para për ndërtim të rrugëve, urave, ujrave, kanalizimit, shkollave dhe cerdheve. Antarësimi në BE do ti rrit edhe investimet e brendshme edhe ata të jashtme. Investimet e reja do të sjellin më shumë para, më shumë vende punë dhe standard më të lartë jetësor” tha Mitrevski.
Këtë deklaratë Mitrevski e dha prej qytetit të poezisë, Strugës, duke ftuar qytetarët ti bashkangjiten referendumit të 30 shtatorit dhe të thonë PO për anatarësim në NATO dhe BE.