“Nuk pajtohem me vendimin e partisë në lidhje me referendumin. Unë konsideroj që VMRO-DPMNE duhet të ftojë anëtarësinë që të dalin në referendum më datë 30 shtator dhe secili vet të vendosë me votën e tij “për” ose “kundër”,” ka deklaruar për MKD.mk, transmeton koha.mk. Mitko Jançev, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së. Jançev thotë se mbrëmë ai nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit ekzekutiv të partisë dhe se ka votuar përmes lidhjes telefonike. “Sa e di, vetëm unë kam qenë kundër qëndrimit të partisë që qytetarët, anëtarësia, vetë të vendosin si të veprojnë më 30 shtator. Unë konsideroj që VMRO-DPMNE duhet të ketë qëndrim preciz, për bojkot ose për dalje në referendum. Lojë e tillë si nxehtë-ftohët nuk i përkon partisë”, thotë Jançev. Në pyetjen për qëndrimin e tij në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, Jançev ka refuzuar të komentojë atë dokument dhe tha se së shpejti do të tregojë qëndrimin e tij. Nga burimet partiake kuptohet se tash më një kohë të gjatë ka një mosdurim të caktuar mes kryetarit të partisë, Hristian Mickovski dhe nënkryetarit. Jançev thotë se së shpejti do të informojë për veprimet e tij të ardhshme.