Mite për përdorimin e kremit të diellit që nuk duhet t’i besosh për asnjë arsye

Në këtë botë ekzistojnë mite për gjithçka, edhe për përdorimin e kremit të diellit. Këto 6 mitet janë ato që dëgjojmë më shpesh dhe kuptoje njëherë e mirë që nuk sjellin asgjë më shumë se dëm në lëkurën tënde.

SA MË E LARTË SPF, AQ MË E LARTË MBROJTJA. Në realitet, nuk përbën një ndryshim kaq të madh. Praktikisht, nëse përdor krem me SPF 30, do të mbrosh 97% lëkurën nga ekspozimi i diellit. Nëse vendos kremin me 50% do të mbrosh vetëm 1-2% më shumë. Kremi i diellit nuk të mbron 100% nga rrezet UV, gjithsesi edhe 97-99% nuk është pak.

NËSE ËSHTË KOHË E VRENJTUR/ME SHI, NUK KAM PSE VENDOS SPF. Në fakt, mendoje kështu: Nëse ende mund të shoh dhe ka dritë, duhet të vendos SPF. Rrezet UV nuk e kanë aspak problem të depërtojnë përmes reve.

Advertisements

NËSE VENDOS SPF, TRUPI NUK FURNIZOHET ME VITAMINË D. Shumica e njerëzve e mendojnë këtë, por në fakt, nuk ka asnjë provë që tregon se përdorimi i përditshëm i kremit të diellit çon në uljen e vitaminës D në trup.

MË MJAFTON SPF NË MAKEUP. Jo, nuk është aspak e njëjta gjë. Makeup-i, edhe kur përmban SPF nuk të mbron kurrë aq mirë sa kremi i diellit.

TONET E ERRËTA TË LËKURËS NUK KANË NEVOJË PËR SPF. Dielli ta dëmton njësoj lëkurën dhe nuk bën aspak një përzgjedhje të tillë, ndaj të gjithë duhet të vendosin kremin e diellit.

MJAFTON TA VENDOS NJË HERË NË DITË. SPF duhet vendosur çdo 2-3 orë në mënyrë që të të mbrojë nga rrezet UV. Mos harro, riaplikimi është çelësi i mbrojtjes.