Njeriu i gjashtë që ka ecur në sipërfaqen e Hënës ka bërë një deklaratë bombastike. Ai pretendon se alienët erdhën në Tokë për të ndaluar një luftë bërthamore mes SHBA dhe Rusisë. Edgar Mitchell, një veteran i misionit Apollo 14 në vitin 1971, tha për Mirror se zyrtarët e lartë i kanë pikasur UFO-t gjatë testimeve të armëve. Astronauti njihet për faktin se beson tek alienët që kur u ul në Hënë. Ai tha se zyrtarët ushtarakë kanë parë objekte të çuditshme fluturuese mbi bazat e raketave në White Sands, aty ku u bënë testimet e para bërthamore në vitin 1945. “Ata kërkonin të mësonin për aftësitë tona ushtarake”. “Nga eksperienca ime me njerëz që marrin vesh nga kjo punë, është e qartë se jashtëtokësorët kanë tentuar të na mbajnë larg luftës, duke krijuar paqe në Tokë”. Ai thotë se të tilla histori i ka dëgjuar nga njerëz që kanë menaxhuar krizën bërthamore mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. “Kam dëgjuar nga oficerë të lartë se ata jo vetëm mbikëqyreshin nga UFO-t, por edhe se raketat e tyre çarmatoseshin. Ka pasur shumë aktivitet nga alienët ato ditë”.