Misteri i “Vrimës Blu”

67

Ato janë përshkruar fillimisht nga gjeologët, por kanë qenë disa zhytës që patën mundësinë të ekplorojnë një vrimë misterioze në një nga sistemet më të mëdha të koraleve në botë. “Vrima Blu” ndodhet 200 kilometra larg një ishulli në verilindje të Australisë. Edhe pse dihet akoma shumë pak për të, eksplorimet e para sugjerojnë që pavarësisht zbardhjes së gjerë të koraleve në këtë zonë, ky formacion është i përbërë nga një koloni me korale të shëndetshme. Biologu Johnny Gaskell tha se për të shkuar atje duhet një udhëtim i gjatë prej 10 orësh. Ekipi i zhytësve eksploroi vetëm 20 metra brenda “Vrimës Blu”, përpara se të preknin disa sedimente që gradualisht formonin pjerrtësi drejt qendrës. Një vrimë blu është një gropë detare që shtrihet poshtë nivelit të detit në thellësinë e saj. Formacione të tilla janë krijuar gjatë epokës së akullnajave, kur niveli i detit ishte 100-120 metra më ulët seç është sot.

Comments are closed.