Misteri i Popullatës Y, nga Australia në Papa Guinea dhe… Amazonë

Amerikat qenë kufiri i fundit për ekspansionin e njeriut. Shumica besojnë se ato u populluan rreth 15.000 vjet më parë gjatë një vale migrimi, nëpërmjet urës tokësore në ngushticën e Beringut. Megjithatë, zbulimet e fundit flasin për një histori të ndryshme. Gjenetistët kanë zbuluar kohët e fundit gjurmë AND-je e cila i ngjan më shumë aborigjenëve të ditëve të sotme të Australisë dhe indigjenëve të Papua Guinesë së Re në vendin që ka më pak të ngjarë: Amazonë. Ekspertët e kanë quajtur këtë grup të ri themelues “Popullata Y”.

Këta kolonizatorë nuk mbërritën nëpërmjet barkave. Ata erdhën gjatë një vale të veçantë migrimi nëpër ngushticën e Beringut. Nënshkrimet e tyre unike gjenetike qenë të ngjashme, por jo identike me austronezianët e sotëm –  çka sugjeron se Popullata Y është përzier me një prejardhje të lashtë aziatik para kalimit. Në vitin 2003, shkencëtarët brazilianë u tronditën kur zbuluan AND polineziane tek kockat e fisit të zhdukur Botokudo. Megjithatë, anomalitë e Botokudo-s janë të ndryshme nga ato të zbuluara kohët e fundit. Popullimi i Amerikës ka qenë shumë më tepër interesant dhe  i larmishëm, se sa është imagjinuar më parë.