Një fermer në Queensland të Australisë mbeti i habitur kur pa gjashtë lopë të tij të ngordhura dhe të shtrira që të gjitha në të njëjtin drejtim. Ajo që shtoi më shumë misterin ishte fakti që në trupin e lopëve nuk u gjet asnjë shenjë dhune. As veterinerët e thërritur nga fermeri australian dhe autoritetet e tjera nuk arritën që të japin një përgjigje të saktë për shkakun e ngordhjes së lopëve. Megjithatë, dyshimet e tyre janë që lopët kanë qenë duke kullotur me kokën e futur nën telat e gardhit rrethues të pronës së fermerit në momentin kur një rrufe ka goditur këtë gardh, duke u shkaktuar ngordhjen e menjëhershme.