Shkup, 13 janar – Misteri i lojës së xholomarëve do të mbretërojë edhe këtë Vit të Ri ortodoks në rajonin e Tikveshit. Xholomarët nga Begnishti, Resava, Sopoti dhe shumë vende të tjera do t’i dëbojnë shpirtrat e këqij dhe do të bëjnë vend për gjërat e mira. Shëndet dhe lumturi, bereqet, transmeton gazeta KOHA.
Xholomorët nga Begnishti, trashëgimi e mbrojtur kulturore
Ordanço Llazarov, kryetari i grupit të xholomorëve nga fshati Begnisht, përkujton se rituali realizohet në orët e hershme të mëngjesit, në Vitin e Ri ortodoks ose Vitin e Ri sipas kalendarit të vjetër. Xholomarët, shprehet ai, janë traditë e vjetër pagane, që përcillet nga brezi në brez. Ai thekson se në organizimin e përgjithshëm dhe realizimin e ritualit, gjegjësisht në lojërat me maska, marrin pjesë vetëm anëtarët meshkuj të bashkësisë së fshatit. Rituali, shton ai, fillon në një atmosferë kaotike, e shënuar në mënyrë simbolike përmes kumbimit të zileve dhe kambanat e xholomarëve.
– I gjithë fshati atë natë natë të Vitit të Ri ortodoks qëndron pran zjarreve, që janë ndezur në të gjitha mëhallët në fshat, me ç’rast pihen pije alkoolike dhe pritet mëngjesi për të filluar loja e xholomarëve.
Xholomarët vishen në kapela prej leshi, që përgatiten dhe mbahen vetëm në këtë ditë. I nxijnë fytyrat me blozë nga furrat e shtëpisë, vendosi mustaqe ose mjekët prej leshi. Nëpër brezat varin zile dhe kambana, ndërsa në duart mbajnë shkopinj të gjatë xholomore. Xholomarët kanë kryesuesin e tyre, i cili i tubon në mes të fshatit dhe këtu ai i pari fillon lojën me vallen e xholomorit, në të cilën dominon tingulli kaotik i zileve dhe është i shoqëruar nga brohoritjet e kohëpaskohshme të xholomarëve. Në këtë ritual pjesëmarrës të detyrueshëm, krahas xholomarrëve, janë edhe meshkujt e maskuar në dy nuse të veshura në të bardhë dhe një gjyshe të vjetër të veshur me të zeza, që në duart mban furkë për tjerrje, rrëfen Llazarovi.
Ai nuk e fsheh kënaqësinë që përfundimisht xholomarëve nga Begnishti vitin e kaluar u është realizuar një dëshirë të madhe.
– Me vendim të Qeverisë, xholomarët e fshatit tonë janë shpallur për trashëgimi të mbrojtur jomateriale kulturore me rëndësi të veçantë. Këtë vendim e pritëm më shumë kohë dhe tani përfundimisht e morëm. Kjo do të thotë se duhet të jemi të ndihmuar nga Ministria e Kulturës për projektet që do t’i realizojmë në të ardhmen. Elaborati me të cilin ishte ngritur procedurë është bërë nga Eli Millosheska nga Instituti për kulturë të sllavëve të vjetër nga Prilepi, konfirmon Llazarovi për MIA-n.
Erotikja është dominuese
Viti i Ri ortodoks ose shënimi i Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër është njëra prej festave më të vjetra, që tradicionalisht me të gjitha ceremonitë dhe zakonet është shënuar në fshatin Resavë, shkruan historiani Petre Kamçevski në librin e tij „Fshati Resavë gjatë historisë”. Njëri prej zakoneve më të përhapura që është i ndërlidhur me shënimin e Vitit të Ri ortodoks është xhalamarizmi. Kjo paraqet njërin prej zakoneve më të vjetra pagane me maska në këtë anë, për nder të Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër. Xhalamarët janë grup i maskuar i përbërë vetëm prej burrave të cilët, duke realizuar zakonin e lashtë, shkojnë në mes të fshatit, ku sundon bota e meshkujve. Grupi i maskuar bën atë që do, ndërsa erotikja është dominuese. Secili që do të tentojë të hyjë në atë mbretëri të tyre ose, nga ana tjetër, do të tentojë të vjedhë nusen, do të goditet me shkop ose, nga ana tjetër, me këmbë. Në fshatin Resavë kjo traditë është kultivuar dhe mirëmbajtur me shekuj, ndaj si e tillë ka mbetur edhe sot e kësaj dite.
Janë rrahur dy grupe të xhalamarëve, ka pësuar njëra prej nuseve
Historiani Petre Kamçevski në librin e tij kushtuar fshatit Resavë shkruan gjithashtu se një herë ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme në vendin Varri i Bariut. Atëherë ka pasur takim të afërt të xhalamarëve nga fshatrat Resavë dhe Brushanë. Ka ndodhur një rrahje e përgjithshme. Në të më shumë ka pësuar njëra prej nuseve.
Cveta Kamçeva nga fshati Resavë, e cila ka qenë e moshës 81 vjeçe kur Kamçevski ka biseduar me të, ia ka përshkruar përgatitjet për këtë festë në fshat.
– Në mbrëmjen, përpara Vitit të Ri ortodoks, tëholloj pishia dhe i pjek në dru. Hahen në mëngjes me kos, djathë dhe salsiçe. Quhen pishija të xhalamarëve. Për drekë përgatis banik, mish dhe salsiçe të fërguar të derrit. Në drekë janë të pranishëm të gjithë familjarët e shtëpisë, ndërsa vijnë edhe mysafirë prej anash. Herët në mëngjes vijnë xhalamarët. Ata trokasin dhe këndojnë para portës. Ata trokasin dhe këndojnë para portës. Ua hap derën dhe në oborr u jap dhurata me salsiçe, mish, verë dhe raki. Me xhalamarët ka edhe të maskuar si prift, i cili me kusi dhe fshesë i stërpikë njerëzit dhe shtëpinë për shëndet, ndërsa ne lëshojmë para në kusinë. Gjyshja nga xhalamarët na merr masë për fustane. Në fund nusja na puthë dorën, ndërsa ne i japim para, pas çka xhalamarët largohen, ka përshkruar banorja e Resavës.
Ajo ka rrëfyer se në mes të fshatit xhalamarët ndezin zjarrin dhe këndojnë këngë të veçantë.
Kolede, kolede, Vasil Çurçuli,
sa shkëndija, aq zogj,
sa grimca, aq barrë,
të na forcohet pasuria,
të na forcohet bagëtia,
të na forcohet bereqeti.
Këtë këngë e kanë kënduar burrat, të cilët me shkopinj kanë prekur në zjarrin. Gratë, fshehurazi, e kanë shikuar gjithë këtë. Disa ditë para festës xhalamarët veshjen dhe pajisjen e tyre e dërgojnë në një shtëpi në fshatin dhe këtu përgatiten bashkërisht. Veshja e xhalamarëve është e tjerrë nga Shajaku (pelerinë dhe kapele) dhe nga përpunimi artizanal. Simbolika e saj është dëbimi i së keqes. Secili xhalamar ka veshjen personale për të cilën kujdeset me vëmendje dhe e përgatitë gjatë vitit. Një pjesë e pajisjes së nevojshme, si kambanat, i huazojnë ose i blejnë nga fshatrat fqinje. Tradita e xhalamarizmit në fshatin Resavë vazhdon.
Tradita e cila bartet nga brezi në brez, vazhdon edhe në familjen Bikov të Resavës. Nikoqirët Vera dhe Ilija Bikov i përgatitën pishijat e xhamalarëve për Vasilicë. Ajo i tëholloi, ndërsa ai i piqte në shporet. Me orë i punonin dhe gatuan një grumbull të pishinave tepër të shijshme me shije të traditës.
– Pishijat e pjekura nesër në mëngjes në Vitin e Ri ortodoks shkrihen një nga një në tepsi me përzierje nga uji i vluar, kripë dhe vaj. Vihen në tepsi tjetër, renditen një nga një nga dhjetë dhe stërpiken me vaj. Sërish piqen, tani në furrë të ngrohur. Kur të piqen, duken si byrek i skuqur i pjekur. Hahen me salsiçe të fërguara dhe mish derri, domate të gjelbra në rasoj dhe shumë mysafirë. Kjo është shija që e mbaj mend si fëmijë, rrëfeu Ileja për MIA-n.
Rrënohet normat morale të përditshmërisë
Kustos-etnologu i Muzeut-galerisë nga Kavadari, Tome Kërstevski, shprehet se paganizmi është religjion i vjetër rrënjët e të cilit datojnë prej para 20.000 viteve. Fjala vjen nga fjala latine „paganus” – „fshatar“ ose „pagus” – „fshat“ lagje, duke u nisur nga ajo se paganizmi ka mbijetuar më gjatë në fshatrat.
Ai shton se ky është religjion i respektimit të natyrës, kremtimit të Nënës Tokë, të stinëve të vitit dhe në përgjithësi të gjithë natyrës. Shumë tradita kanë mbijetuar deri sot, thuajse të pandryshuara, festa, zakone gjatë lindjes, dasmave dhe varrimeve. Paganizmi është filozofi, frymë shpirtërore, ose me një fjalë religjion që mund të haset te të gjithë popujt e lashtë.
– Nëse nisemi nga zakonet tona popullore, mund të shqyrtojmë shumë element dramaturgjike që deri para do kohë ekzistonin si pjesë integrale e një rituali të caktuar. Në mesin e tyre vend të rëndësishëm kanë lojërat rituale me maskim dhe ndryshimin e veshjeve. Ato në mënyrë më të dallueshme i manifestojnë thuajse të gjitha mundësitë e shprehjes dhe mjeteve me rëndësi me një art skenik-dramaturgjik dhe teatror, thekson Kërstevski.
Ai shprehet se në lojërat rituale dimërore që kanë të bëjnë me Vitin e Ri ortodoks – Vitin e Ri sipas kalendarit të vjetër bën pjesë edhe zakoni xholomar në fshatrat Resavë dhe Begnishte.
– Pjesëmarrësit në lojërat xholomare të përbërë prej grupeve të vogla dhe më të vogla, kryesisht të gjinisë mashkullore, në Maqedoni janë të njohur si vasilistë, xhalamarë, babarë, sulovarë dhe ngjashëm. Lojërat e tyre rituale të përcjella me elemente dramaturgjike dhe komike me veprime magjike kanë pasur për qëllim të dëbojnë të keqen, e njëherësh të sjellin bekim dhe bereqet dhe mirëqenie të përgjithshme për vitin që vjen. Në këtë zakon ritual karakteristikë të veçantë paraqet vënia e zjarrit, me çka në njëfarë mënyre manifestohet fuqia jetëdhënëse dhe gjeneruese e diellit dhe është në lidhje të ngushtë me potencën e plotë dhe pjekurinë e plotë. Rëndësi tejet e madhe i kushtohet përgatitjeve të maskave, kostumeve, rekuizitave dhe roleve, që kanë zgjatur një muaj para mbajtjes së tyre, shprehet kustos-etnologu.
Varësisht nga pjesëmarrja në ritualin, secili pjesëmarrës e ka përshtatur maskën me funksionin e rolit të saj, ndërsa e njëjta ka të bëjë edhe me kostumet.
– Me fillimin e zakonit, natën mes 13 dhe 14 janarit, bashkësia e fshatit fillon të jetojë një jetë më ndryshe nga ajo e zakonshmja. Rrënohet normat morale të përditshmërisë dhe sjelljes së përditshme, ndërsa zëvendësohet me pazakonshmërinë. Xholomarët e kësaj ane etnike bashkë me ligjet e fuqishme të maskimit, në të cilat nuk ka improvizime, gjithçka është në formën e saj burimore me shekuj dhe asgjë nuk guxon të ndryshohet. Vetëm me prani të drejtpërdrejt të këtij zakoni mund të ndjehet fuqia e tij e vërtetë dhe menjëherë të sqarohet dilema pse është ruajtur deri në ditë të sotme, me intensitetin e njëjtë siç ka qenë në të kaluarën, është decid nëpunësi i muzeut.