Një grua misterioze që flet anglisht në mënyrë të përsosur, por nuk mban mend as emrin e saj, është gjetur në brigjet e një ishulli të largët. Çështja e saj e pazakontë ka habitur ekipin e shpëtimit, të cilët nuk i gjetën celular, pasaportë apo ndonjë dokument tjetër. Ekipi me 14 anëtarë përdori automjete të forta për të arritur tek gruaja, e cila më parë ishte pikasur nga një peshkatar. Ajo ishte aq e pafuqishme sa mezi mundi të gëlltiste ujin. Gruaja u gjend me të nxira dhe e gjakosur.
Ajo fliste anglisht rrjedhshëm, por nuk mbante mend asgjë, kështu që kombësia e saj mbetet ende e panjohur. Gruaja, e cila mendohet të jetë rreth të 60-ve, i mbijetoi disa netëve në ishullin Krk në Kroaci, e rrethuar nga arinj dhe derra të egër. E ndodhur në një pjesë të izoluar të gjirit, me shkëmbinj të mprehtë e të thepisur si brisqe, është shumë e çuditshme si ajo ka mbërritur deri aty. Vetëm kafshët e egra kanë mësuar si të notojnë kur ndodhen në kërkim të ushqimit, por është e pamundur që 60-vjeçarja të ketë notuar pasi nevojitet forcë e mjaftueshme.