Djersa mund të jetë diçka e sikletshme, sidomos për ata që djersijnë më shumë se të tjerët. Megjithatë vetë djersa është diçka normale dhe e zakonshme. Por ky nuk është i rasti i një pacienteje nga Italia, e cila djersin gjak. 21-vjeçarja ka shtangur mjekët pasi prej 3 vitesh ajo nxjerr gjak në vend të djersës, nga duart dhe fytyra. Ajo nuk ka asnjë plagë apo diçka tjetër që të mund të shkaktojë këtë gjendje. E reja mësohet se prej vitesh është izoluar duke shfaqur edhe shenja të depresionit. Pasi observuan pacienten dhe e trajtuan atë për depresion dhe ankth, mjekët në Firence të Italisë e diagnostikuan 21-vjeçaren me “hematohidrosis”, një gjendje e rrallë e “djersës gjak”. Por deri më sot, mjekët nuk e dinë ende se çfarë e shkakton këtë gjendje dhe disa janë skeptikë për ekzistencën e saj. Në një analizë të lëkurës së pacientes, ekspertët dolën në përfundimin se nuk kishte asgjë anomali. Rasti i të resë u raportua në Canadian Medical Association Journal. Sipas kësaj të fundit, ekziston një histori e gjatë e rasteve kur pacientë djersijnë gjak. Fenomeni përmendet që në periudhën e Aristotelit e deri në Mesjetë.