Suzy Cortez, mbështetësja e argjentinasit, supermodele, nisi në Twitter fushatën “#RenovaMessi”, në përpjekje për ta bindur atë që të qëndrojë në klubin katalanas. Sikurse dihet, Barcelona nuk e ka rinovuar ende kontratën me yllin e vet, ndaj mbështetësit më besnikë të Messit kanë frikë se sulmuesi do të mendojë edhe largimin nga “Camp Nou”. Një nga fanset e tij më të famshme, gjithmonë përkrah numrit 10 të Barcelonës në rrjetet sociale, fituesja e Mis BumBum, Suzy Cortez, ka nisur një fushatë në llogarinë e vet zyrtare në Instagram për të zgjatur kontratën e lojtarit.