Misiroli në takim me Xhaferin, shprehi pritjen se vendi deri në tetor do të marrë datë

Shkup, 2 korrik – Kryetari i Kuvendit  Talat Xhaferi sot realizoi takim me Antonio Misiroli, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i NATO-s për sfida të reja të sigurisë, nënvizoi se në të gjitha funksionet e tij të deritanishme shtetërore, ka qenë i inkuadruar në mënyrë aktive në përshtatjen e strukturës shtetërore ndaj standardeve të NATO-s, sidomos në menaxhimin e krizave dhe koordinimin ndërmjet institucioneve në ballafaqimin me sfidat e sigurisë.

“Kjo nënkupton që Republika e Maqedonisë së Veriut të tregojë gatishmërinë e vet për ti pranuar obligimet nga anëtarësimi në NATO, që nënkupton reforma buxhetore, ushtarake, mbrojtëse, formacioni, organizimi dhe reforma strukturore. Sajber mbrojtja sjell me vete edhe ndryshime përkatëse të rregullores ligjore dhe përshtatje të rregullores  ligjore në këtë sferë, si edhe përforcim real dhe përshtatje edhe të vetë infrastrukturës elektronike, digjitale dhe teknologjike të vetë sistemeve të sigurisë, në mbrojtje, në ushtri, në institucionet shtetërore, sektorin e kundërzbulimit dhe sigurisë nacionale” tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit shprehu pritjen se në këtë procedurë të ndërlikuar do të kemi ndihmë profesionale dhe teknike dhe mbështetje nga strukturat e specializuara të NATO-s, por edhe nga vetë vendet-anëtare të NATO-s, si në mbrojtjen e sistemeve të sigurisë ashtu edhe në aspektin e koordinimit.

“Kilometri i fundit i maratonës është veç më i filluar dhe shihet rezultati final – anëtarësimi i plotfuqishëm në Aleancë deri në fund të këtij viti”, theksoi Misiroli.

Njëkohësisht shprehu edhe pritjen se në tetor do të ndahet data për fillimin e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, me çka vendi do i rrumbullakojë proceset shumëdekadëshe integruese në BE dhe në NATO.

E gëzon fakti që institucionet shtetërore tregojnë gatishmëri të madhe që të përgjigjen në mënyrë përkatëse ndaj sfidave të reja të sigurisë dhe kanosjeve hibride, si në sferën ushtarake dhe të mbrojtjes, ashtu edhe në sektorin civil dhe menaxhimin e krizave.

Ofroi edhe ndihmë konkrete profesionale  dhe mbështetje nga ekipet e specializuara të NATO-s në kuadër të Programit të NATO-s për paqe dhe siguri.

“Bashkëbiseduesit biseduan edhe për rëndësinë dhe rolin e diplomacisë parlamentare, për bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar dhe inkuadrimin dhe vizibilitetin e Kuvendit në evenimentet dhe forumet ndërkombëtare parlamentare dhe interparlamentare, si edhe për menaxhimin e suksesshëm të baraspeshës së brendshme ndërmjet forcave politike në vend, e tëra në drejtim të ndërtimit të parlamentit funksional dhe Republikës së fortë dhe prosperuese të Maqedonisë së Veriut, si shtet anëtar i ardhshëm i respektuar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kumtuan nga Kuvendi.(koha.mk)