Shkup, 16 nëntor – Sundimi i së drejtës dhe ekonomia gri ishin në fokusin e bisedimeve të kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) Danela Arsovska dhe shefit të Misionit të FMN-së për Maqedoninë.
Takimi në LOE ishte pjesë e konsultimeve të rregullta me Misionin e FMN-së, i kryesuar nga Rahman, i cili është për vizitë në Maqedoni prej 8 deri 16 nëntor për zbatimin e kontrollit vjetor të ekonomisë së Maqedonisë.
Siç informon LOE, ishte diskutuar për sfidat e sektorit privat dhe ambientit afarist në vend. Arsovska e kishte theksuar rëndësinë e zbatimit të reformave strukturore ekonomike duke mundësuar një mjedis të parashikuar të biznesit për biznesin që t’i krijojë planet shumëvjeçare dhe të mos përmbahet nga investimet.
“Përderisa nuk ka konsensus kombëtar se reformat ekonomike duhet të jenë prioritet, nuk mund të presim çfarëdo lloj progresi. Reformat strukturore ekonomike duhet të hartohen si strategji të ardhshme të sigurta, të cilat pa lëshime do të implementohen në vitet e ardhshme. Parashikueshmërinë në këtë moment e kemi problem më të madh sepse ndryshimet e shpejta të legjislatives duhet të jetë praktikë e së kaluarës”, theksoi Arsovska.
LOE realizon konsultime të rregullta me misionin e FMN-së. Në qershor të këtij viti Arsovska realizoi takim me Rahman, në Shkup në të cilën mes tjerash është diskutuar edhe për pagën minimale dhe reformat për rritjen e standardit jetësor.