Në radhët e Alternativës ka kaluar, Hajrulla Misini, ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i njohur me nofkën Komandant Shpati.
Për këtë kanë njoftuar nga Alternativa, po edhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi nëpërmes rrjetit social Facebook.
Gashi ka thënë se Shpati duke parë frymën e re që po krijohet në këto zgjedhje – ka vendosur që ta japë kontributin e tij në Alternativë.