Kanceri i prostatës është sëmundja më e zakonshme në Britaninë e Madhe te meshkujt. Ushqimi i mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të gjendjes, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kanceri i prostatës zakonisht zhvillohet ngadalë, kështu që shenjat dhe simptomat e gjendjes janë të vështira për t’u identifikuar. Më shumë se 40.000 raste të reja të kancerit diagnostikohen çdo vit dhe ngrënia e ushqimeve specifike mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të gjendjes. “Ka prova të mjaftueshme se mishi i përpunuar rrit mundësitë e kancerit”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Konsumimi i frutave dhe perimeve, dhe dieta e pasur me fibra, mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës, kanë pohuar edhe shkencëtarët. Por, në rastin e mishit të përpunuar, sipas tyre, ky klasifikim bazohet në dëshmi të mjaftueshme nga studimet epidemiologjike se mishi i përpunuar shkakton kancer kolorektal.