Bruksel, 18 shkurt – Kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel deklaroi sot në bisedimet me presidentin iranian Hasan Rohani se BE-ja e mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të arritur në vitin 2015 midis Iranit dhe fuqive të mëdha bërthamore.
“Për momentin, gjëja më e rëndësishme është të ruhet hapësira për diplomaci dhe hapat pozitivë”, tha Mishel.
Mediat britanike kanë raportuar se lideri suprem fetar i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, këtë javë i bëri thirrje SHBA-së të ndërmarrin “aksion, e jo fjalë” nëse dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore të Iranit, e cila do të devijonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes sanksionet.