Bruksel, 8 qershor – Vizita e presidentit amerikan Xho Bajdenit në Evropë këtë javë do të sinjalizojë se multiratelizmi i përjeton vitet e Donald Trampit dhe do ta përgatisë terrenin për bashkëpunim transatlantik për sfidat nga Kina dhe Rusia deri te ndryshimet klimatike, këtë e deklaroi Sharl Misheli.
“Amerika u kthye”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheli, duke e përdorë moton e Bajdenit pas ish-presidenti amerikan Donald Trampi e tërhoqi Uashingtonin nga disa institucione multiraterale dhe në një moment u kërcënua se do të largohet nga NATO-ja.
“Kjo do të thotë se sërish kemi një partner shumë të fortë për promovim të qasjes multiraterale…dallim të madh me administratën e Trampit”, deklaroi mbrëmë Misheli.
Misheli dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon der Lajeni do të takohen me Bajdenin më 15 qershor. Pastak do to vijojë takim i liderëve të demokracive të pasura G7 në Britani të Madhe dhe takim të shefave të shteteve të NATO-s në Bruksel më 14 qershor.
Misheli është i sigurt se ideja se “Multiratelizmi po kthehet” është më tepër se një slogan, kjo është një njohje se nevojitet qasje globale për zgjidhjen e problemeve, pa dallim nëse bëhet fjalë për zinxhirë për furnizim me vaksina kundër Kovid-19 apo tatime më korrekte korporative në epokën digjitale
Ai insistoi në këtë se takimi treditor i G7 në Kornuol, Angli, mund të jetë “kthesë e rëndësishme”, duke treguar përkushtim të fuqishëm politik pas premtimeve të qeverive për rimëkëmbje nga shkatërrimi ekonomik nga pandemia.
Gjithashtu, kjo do të ishte një mundësi që të përballeni me presionet e demokratëve liberalë, tha Misheli, i cili pret diskutim në G7 për nevojën e Perëndimit të ndërmarrë qasje më aktive ndaj mbrojtjes të vlerave të veta para ngritjes së Kinës dhe Rusisë.
Misheli tha se ka biseduar 90 minuta me presidentin rus Vladimir Putinin, duke thënë i thënë se Moska duhet ta ndryshojë sjelljen nëse dëshiron marrëdhënie më të mira me BE-në prej 27 vendeve.